Me qindra të burgosur janë arratisur nga burgjet pas luftës civile në Sudan. Një video është bërë virale nga momentet e arratisjes nga burgu kryesor në kryeqytetin e Khartoum-it.
Ndërkohë, porti i Sudanit duket se është shpresa e fundit për mijëra njerëz që po mundohen t’i shpëtojnë luftës. Mes krizës së rëndë humanitare dhe përpjekjeve për t’i mbijetuar asaj që dukshëm është kriza më e rëndë në Sudan në gati 1 dekadë, porti është tejmbushur me gra, fëmijë, të rinj e të moshuar që kërkojnë një vend në anije, për t’u larguar një orë e më parë.
Për të tretën herë, mes palëve u shty edhe 72 orë armëpushimi. Luftimet e armatosura kanë nisur që prej 15 prillit dhe nga ajo ditë, vështirë se është respektuar.