LAJME

Hapën portal për gjobëvënie, arrestohet gazetari dhe punonjësja e AMP-së, në kërkim shefi i sektorit në AMP

Një gazetar, një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP akuzohen se fshihen pas portalit shqipnews.info.i hapur me qëllimin e vetëm denigrimin e personave publikë me lajme të rreme nëse nuk do të paguhej gjoba.

Policia e Tiranës informoi sot se u arrestuan Regina Omeri, punonjëse e AMP-së Durrës dhe gazetari Ervis Hasanaga ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Krimi Kibernetik dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kishte nisur hetimet në lidhje me zyrtarët e AMP Regina Omeri, Kushtrim Selimin dhe gazetarin Ervis Hasanaga pas një denoncimi të një personi i cili ishte denigruar nga shkrimet në portalin shqipnews.info. Në këtë portal këta persona publikonin lajme të rreme me qëllim dëmtimin e imazhit të personave të ndryshëm, kryesisht zyrtarë, me qëllim përfitimin monetar për t’i fshirë më pas. Kjo faqe portali dyshohet se përdorej për gjobëvënie, informon gazetari Sokol Dema.

“Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe internet” informon sot policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni u kodua ‘Antonimet’


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago