Prej sot është hapur onlajn faqja e “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore të shkencës albanologjike, bashkë me veprat “Historia e Shqiptarëve” dhe “Enciklopedia Shqiptare”, projekte të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për promovimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë kulturore mijëravjeçare të shqiptarëve.
Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike si dhe institute të tjera të Akademisë së Shkencave ndanë linkun për të gjithë përdoruesit, me domenin “fjalori.online”, duke ofruar qasje të lirë në të. Ky veprim erdhi pas vendimit nr. 1, të datës 6 janar të Akademisë së Shkencave.
Platforma onlajn është konceptuar në mënyrë që lexuesit të ndërveprojnë me fjalorin në të gjitha pajisjet digjitale.
Për nëntë muaj do të mblidhen mendime, sugjerime e plotësime për përmirësimin e këtij fjalori. Pas kësaj periudhe, Redaksia e Fjalorit dhe Koordinatori Teknik, brenda një afati tremujor, pasqyrojnë gjithë sugjerimet e mbledhura.
Për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe” punoi një ekip i gjerë hartuesish, redaktorësh dhe korrektorësh, nën drejtimin e akademik Jani Thomait si kryeredaktor dhe dy zëvendëskryeredaktorëve, akademik Valter Memishajt dhe prof. dr. Shezai Rrokajt.
Vitin që vjen, fjalori do të shtypet në dhjetë vëllime. Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.
Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…