Turkish President and leader of the Justice and Development Party (AK Party) Recep Tayyip Erdogan delivers a speech during his partys parliamentary group meeting at the Turkish Grand National Assembly in Ankara on June 1, 2022. (Photo by Adem ALTAN / AFP)
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize demografike për shkak të rënies së lindshmërisë në vend.
Duke folur në Stamboll gjatë një takimi me artistë dhe të rinj, Erdogan u shpreh se shoqëria duhet të reagojë përballë rënies së popullsisë dhe se ndërtimi i familjeve të forta është kyç për të ardhmen e vendit. Ai theksoi se pasja e të paktën tre fëmijëve është një domosdoshmëri dhe jo thjesht një këshillë.
“Gjithmonë u them çifteve të kenë të paktën tre fëmijë. Kjo është e nevojshme për një familje të fortë,” tha Erdogan, duke shtuar se flet edhe nga përvoja personale, si gjysh i nëntë nipërve dhe mbesave.
Erdogan iu referua të dhënave zyrtare të Institutit Turk të Statistikave, sipas të cilave norma e lindshmërisë në Turqi në vitin 2024 ra në 1.48 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit të nevojshëm për zëvendësimin e popullsisë. Erdogan e cilësoi këtë situatë si “katastrofë” dhe shprehu shqetësim për plakjen e shpejtë të shoqërisë.
Në përpjekje për të frenuar rënien e lindshmërisë, qeveria turke e ka shpallur vitin 2025 si “Viti i Familjes” dhe ka vendosur politikat familjare në qendër të axhendës së saj. Janë zgjeruar skemat e mbështetjes për çiftet e reja, përfshirë kredi martese pa interes dhe ndihmë financiare për fëmijët.
Sipas masave aktuale, nënat përfitojnë 1 pagesë të vetme për fëmijën e parë, mbështetje mujore për fëmijën e dytë dhe pagesa më të larta mujore për fëmijën e tretë dhe fëmijët pasues, deri në moshën pesë vjeç.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…