Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.
Më anë të këtij projekti qytetarët do të subvencionohen rreth 45 për qind për investimet efiçiente në shtëpitë e tyre.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt ka vlerë rreth 10 milionë euro.
Ajo nënvizoi prioritetin që e kanë për efiçiecën e energjisë, derisa tha se dy vjetët e fundit kanë ulur kërkesën për energji për 4 për qind.
Ajo më tej ka sqaruar se janë e ardhshme do të shpallin thirrjet për subvencionim për pasjet efiçiente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit.
“Këto investime janë mundësuar me përkrahjen e Komisionit Evropian nga fondet e IPA. Është kënaqësi të shohësh kur puna përkthehet në rezultate. Ne jemi në një fazë ku po kurorëzojmë me lansim të masave një punë më se 8 mujore. Të gjithë qytetar do të kenë mundësinë të përfitojnë subvencion të 45% të vlerës së investimit për t’i rinovuar shtëpitë e tyre. Izolimin e shtëpisë, ndërrimi i dyerve dhe dritareve si dhe izolimin e kulmit. Ky investim do të ndihmoj direkt edhe më faktuarën e familjeve”, tha ajo.
“Javën e ardhshme ne si Ministri nga i njëjti program do të shpallim thirrjet për subvencionim të masave të efiçencës të energjisë që përfshinë për herë të parë pasjet efiçente shtëpiake dhe sistemet solare termike për ngrohej të ujit”, tha ajo.
Nora Arifi, anëtare e Bordit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, tha se për zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit janë paraparë 10 milionë euro dhe do të përfitojnë mbi 2 mijë familje.
“Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë nga këtë pako i janë besuar 20 milionë euro nga 75 milionë euro për dy masa. Për banesa sociale si dhe shtëpitë individuale të banimit në të gjithë Kosovës. Kjo që po e promovojmë sot për shtëpitë individuale ka një buxhet prej 10 milionë euro, ku pritet që të përfarojnë mbi 2 000 familje”, tha ajo.
Alessandro Bianciardi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 2 000 mijë familje, duke shtuar se me këtë mund të kursehet deri në 30% e energjisë.
“Do të ndihmojnë 2 000 mijë familje që të jetojnë në mënyrë më të rehatshme në shtëpitë e tyre. Me izolim të mirë dhe dyer e dritare të reja ju mund të kurseni 30 % të energjisë. BE mbete e përkushtuar për të mbështetur Kosovës për energji të mirë e te pastër”, tha ai, raporton EO.
Kreshnik Muhaxheri, inxhinier në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, para të pranishmëve shpjegoj në detaje realizimin e këtij projekti.