POLITIKE

Haradinaj dyshon që situata me rrymën u krijua për të përfituar “mafia energjetike”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur dyshime nëse situata me energjinë elektrike është shkaktuar për të përfituar “mafia energjetike”. Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka shtruar pyetjen nëse Qeveria dhe një pjesë e opozitës kanë interesa klienteliste.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se vazhdimisht ka pasur qasje problematike për energjinë.

“Kur ishte në opozitë ka kundërshtuar ndërtimin e Kosovës së Re, me arsyetimin që do të dilte rryma më shtrenjtë, megjithëse çmimi i saj po rezulton se do të na dilte për disa herë më i lirë; Sapo ka ardhur në Qeveri, me arsye qesharake për të mos thënë banale e ka refuzuar gazin amerikan, që do të ishte një burim shtesë i prodhimit të energjisë; Ka shpenzuar dhjetëra milionë për pagesën e rrymës për qytetarët serbë në veri; Njëkohësisht ka vazhduar ta subvencionojë blerjen e rrymës me dhjetëra milionë të tjerë të taksapaguesve; Me gjithë këto shpenzime enorme të parasë publike, ai ka vendosur që ta shtrenjtojë energjinë për qytetarët në një masë të papërballueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Teksa ka paralajmëruar protesta, Haradinaj ka thënë se qytetarët e kanë kuptuar se “çështja e energjisë mban erë”.

“Kam dashur të besoj se të gjitha këto veprime të palogjikshme të tij në raport me energjinë, kanë qenë rezultat i mungesës së dijes dhe përvojës së tij qeverisëse. Por kanë ndodhur aq shumë veprime skandaloze, sa që të krijohet bindja se të gjitha këto janë bërë me skenar për të shkaktuar një situatë të papërballueshme për qytetarin e shumë profitabile për ‘mafian energjetike’. Prandaj pyetja ime publike është, nëse të gjitha veprimet për energjinë, fshehin diçka më të madhe se sa mungesa e përvojës së Kryeministrit. A mos ka këtu interesa klienteliste të Qeverisë e të një pjese të Opozitës që po hesht” ka shkruar ai.

Rreth 31 për qind e konsumatorëve do të preken nga tarifat e reja të energjisë, të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

ZRRE-ja ditë më parë ka propozuar rikthimin e blloktarifave në faturat e qytetarëve.

Ndërkohë nga Qeveria kanë bërë të ditur se zotimi i tyre për subvencionim të 75 milionë eurove për të ndikuar në zbutjen e krizës ka mundësuar që konsumatorët që shpenzojnë më pak se 600 kilovatë të mos kenë rritje të çmimit.

Por nga ngritja e çmimeve do të preken rreth 200 mijë familje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago