FOTO&VIDEO

S’dëshmuan në gjykimin e Enver Sekiraqës, Gjykata merr një vendim për Adelina Ismailin dhe motrat e saj

Për shkak të mungesës së dëshmitareve Adelina Ismaili dhe dy motrave të saj Zanfina dhe Ema Ismaili, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Lidhur me dëgjimin e këtyre dëshmitareve, prokurori special Haki Gecaj ka thënë se të njëjta qëllimisht ishin duke iu shmangur dhënies së dëshmisë në këtë rast. Gecaj, për të mos zvarritur procedurën, ka propozuar që të lexohen deklaratat e tyre në të gjitha fazat e procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokatja Kosovare Kelmendi, e cila e mbron të akuzuarin Enver Sekiraqa, është pajtuar pjesërisht me propozimin e prokurorit Gecaj, duke propozuar që të lexohen vetëm deklaratat e dhëna në shqyrtim gjyqësor, e jo ato në fazat e mëhershme, pasi sipas saj, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia e kundërshtimit të atyre deklaratave.

Por trupi gjykues ka refuzuar propozimin e prokurorit për leximin e deklaratave, pasi sipas gjykatësi Kuqi ky proces gjyqësor po zhvillohet para një trupi tjetër gjykues.

Ai ka thënë se për sigurimin e të njëjtave gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje nga ana e policisë.

“Për sigurimin e pranisë së tyre në seancën e radhës, do të lëshohet urdhëresë për sjelljen e tyre nga ana e policisë. Me këtë rast do ta marrim edhe konfirmimin zyrtar nëse gjenden ose jo jashtë vendit”, ka thënë gjykatësi Kuqi.Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar 2022./BetimiperDrejtesi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

25 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago