Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Albin Kurtin, i cili pritet të udhëheqë qeverinë e ardhshme të vendit, pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, duke thënë se kushdo që e heq taksën ndaj mallrave të Serbisë bën gabim të madh.
“Ata, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, mund të vendosin reciprocitetin, si masë më të gjërë, por duke mos e hequr taksën. Taksa nuk i pengon. Me heqjen e taksës shkaktohen pasoja të tjera. Atë ditë që koalicioni i ardhshëm i rikthen mallrat serbe është gabim kardinal dhe që nuk falet”, ka thënë Haradinaj në RTK.
Haradinaj nuk ka dashur të tregojë qëndrimin e tij pasues në rast se do të ndodhte një gjë të tillë. “E quajta gabim kardinal”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se duke qenë në opozitë do ta përkrahë pushtetin e ri në temat që ka të drejtë, por gjithashtu do ta kundërshtojë aty ku nuk ka të drejtë.
“Ajo që na pret tash e tutje, unë nuk e lidhi vetëm me pozicion a individ, por me tema. Nëse pozita ka të drejtë në tema do t’i përkrahim, aty ku nuk kanë të drejtë do t’i kundërshtojmë. E njëjta do të ndodhë edhe me opozitën, me PDK-në. Nuk do t’i shohim njerëzit, do t’i shohim temat”, ka thënë ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…