POLITIKE

Haradinaj godet Ramën: Taksa rrugore e gjobit Kosovën me 13 milionë euro në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia ka kujtuar sot gjatë ditës homologut të tij në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama, dëmet që ia shkakton Kosovës, taksa e vendosur në Rrugën e Kombit. Në një paraqitje publike, Haradinaj ka thënë se kjo taksë, e gjobit Kosovën me 13 milionë euro për çdo vit, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka deklaruar sot se viti 2019 nuk ka qenë vit i lehtë për ekonominë e vendit, derisa, ka kujtuar edhe disa ngjarje që e kanë shënuar vitin që po lëmë pas.

Kryeministri në detyrë tha se është e vërtetë që është rritur eksporti i Shqipërisë për 30 për qind në vend, e se ka arritur shifrat e 70 milionë euro. Mirëpo, ai nuk e la pa e përmendur dëmin që po i shkakton taksa në Rrugën e Kombit.

Haradinaj u shpreh se vendosja e kësaj taksë është gabim, e kjo i ka shkaktuar Kosovës 13 milionë euro.

“Është gabim i madh vendosja e taksës në Rrugën e Kombit, dhe e çmimit për skaner për një transportues 42 euro, dhe kjo ka rezultuar me 13 milionë euro taksë për shkëmbimet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai shton se këto miliona do të mund të ishin investuar për të lehtësuar qarkullimin e ndërsjelltë, e se shton se është i sigurtë se nga kjo Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë.

“Sikurse këto 13 milionë euro t’i kishim investuar në lehtësirat e qarkullimit të ndërsjellë jam i sigurt që prej atyre 450 milionëve  Shqipëria do të mund të ishte rritur shumë. Kjo tregon se ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë Kosovë – Shqipëri por përkundrazi i kemi vendosur vetës pengesa duke e fajësuar njëri tjetrin”, theksoi kryeministri në detyrë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për taksën 100  për qind të vendosur për produktet serbe e boshnjake, teksa ka shtuar se do të ishte gabim nëse qeveria e re do të merrte vendim për ta larguar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago