Një rrahje mes disa personave ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ‘Adem Jashari’ në qytetin e Pejës.
Të përfshirë në këtë rast ishin disa persona të moshave të ndryshme, teksa të dyshuarit kanë sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, ku edhe janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka identifikuar dhe arrestuar personat:
P. A. lindur në vitin 1986 m.k.sh.
Q. A. lindur në vitin 1997 m.k.sh.
J. A. lindur në vitin 1996 m.k.sh, ndërsa personi i katërt i përfshirë në këtë rast është në kërkim për t’u arrestuar.
Dy viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, teksa më pas edhe janë intervistuar nga hetuesit.
Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet rrahja e ndodhur në Pejë, ku një grua e moshuar nuk hezitoi që të tentonte t’i ndante personat që po rriheshin.
Ajo shihet teksa hy mes të përfshirëve në këtë rrahje, duke u munduar që të parandalonte këtë rrahje të bëhej edhe më e madhe.
Janë të rralla kur njerëzit hynë në mesin e një rrahje, pasi rreziku është gjithnjë mjaftë i madh, por siç duket kjo grua rrezikoi veten duke tentuar t’i ndante të përfshirët në këtë sulm fizik.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…