Ish-kryemistri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon të reagojë në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kurtit, ku në mbledhjen e sotme u shfuqizua vendimi për rritjen e pagave që u mor në dhjetor të vitit 2017.
Madje, sot u shkarkuan edhe koordinatorët nacionalë.
Haradinaj derisa këtë vendim e quajti si të pakuptimtë, përmes një statusi të bërë së fundmi në faqen zyrtare Facebook, thotë se dy profesionistë e pësuan sot nga qeveria.
Ky është postimi i ish-kryeministrit:
Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova.
Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti.
Ndryshe, Mendim Rugova gjatë detyrës së tij, ka pasur më së paku shpenzime në krahasim me koordinatorët e tjerë. Mbetet të shihet nëse Qeveria e udhëhequr nga Kurti, pjesë e së cilës është edhe LDK, do t’ia bëj një vend djalit të presidentit historik.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…