Haradinaj i përgjigjet Ramës: Nëse të dhimbsen kosovarët hiq taksën tek “Rruga e Kombit”

Kryeministri Rama ka bërë deklarata të forta sot ndaj liderëve të Kosovës duke thënë se ata i ishin futur një rrugë qorre duke mos marrë pjesë në Samitin për Shengenin Ballkanik.

Rama e quajti gënjeshtar Ramush Haradinaj duke theksuar se Kosovës nuk iu vendos asnjë kusht për të qenë pjesë e Samitit.

Ndërkohë, në një deklarata të tijën gjatë ditës së sotme për mediat, Haradinaj tha se nëse Ramës i dhimbsej Kosova dhe kosovarët, le ta fillonte me heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tani Kosova do të kishte liberalizimin e vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

“Nëse Ramës po i dhimbsen kosovarët t’ua heq atë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besuar edhe të tjerat”, tha ai.