KRYESORE

Spiuni serb në BE, si e përdori Kremlini agjentin për propagandën proruse!

Inteligjenca ruse ka përdorur një agjent serb për të depërtuar në institucionet e BE-së dhe për të përhapur propagandën pro Kremlinit rreth pushtimit të Ukrainës. Informacioni sekret vjen nga inteligjenca perëndimore dhe publikohet për herë të parë nga revista prestigjioze POLITICO.

Deri në tetor 2023, shtetasi serb, i quajtur Novica Antiç, agjent aktiv, me vetëdije ka punuar ngushtë me agjencinë ruse të sigurisë. Sipas dokumenteve, Antiç ka zhvilluar takime me zyrtarë evropianë në Bruksel dhe në veçanti me deputetë të Parlamentit Europianë.

Eurodeputetët e futur në “kurth” nga agjenti serb, i cili punonte për llogari të Kremilinit, përfshinin ligjvënësen gjermane të të Gjelbërve, raportuese e Kosovës në Parlamentin Evruopian, Viola von Cramon, ligjvënësen italiane të sociali-demokratëve, Alessandra Moretti dhe Vladimír Bilçík, anëtar sllovak i Grupit konservator të Partisë Popullore Evropiane.

POLITICO nuk ka mundur të verifikojë takimet e tyre me agjentin serb, por informacioni vjen nga inteligjenca perëndimore. Sipas njoftimit të inteligjencës perëndimore të parë nga POLITICO, Antiç është “agjent ndikimi” aktiv për Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë, i njohur si FSB.

Antiç punon ngushtë me një bashkëpunëtor të FSB-së të quajtur Vyacheslav Kalinin, shtetas rus dhe kryeredaktor i Veteran News, një faqe interneti mediatike e specializuar në lajme për veteranët e forcave të armatosura.

Rusia po e përdor Serbinë si një pikënisje për operacionet e ndikimit të dizajnuara për të dobësuar ndjenjat pro-BE dhe pro-NATO brenda vendit, si dhe brenda Bashkimit Evropian, i cili ka qenë një mbështetës i vendosur i Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë dy vjet më parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago