Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se ideja për shërbim të detyrueshëm, e propozuar sot nga lideri i VV’së, Albin Kurti, është e vjetruar dhe se dikush që nuk ka luftuar, mund të mendojë një gjë të tillë.
Në një prononcim, Haradinaj ka thënë se Kosova e ka ushtrinë e saj profesionale me standarde të NATO’së.“Kosova e ka ushtrinë e vet profesionale me standarde te NATO’s, e trajnuar dhe e përgaditur për të gjitha sfidat që e presin, po ashtu e ka komponenten rezervë që është e paraparë të mobilizohet në rast nevoje”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj ka shtuar idejap ër shërbim të detyreshëm që e dha sot Kurti, është e vjetër, teksa e ka pyetur se si do t’ia bëjnë fëmijët e tij për këtë gjë.“Ideja për shërbim të detyrueshëm është e vjetër, ndoshta dikush që nuk e mori pushkën por zgjodhi burgun dhe mundet me mendu një gjë të tillë, populli ynë ka të drejtë të dijë se si do t’ia bëj z.Kurti me familjarët e tij? Vlerat kombëtare që Kosova i ka po shihet që nuk janë në konceptin e tij, që i proklamojë plot 20 vjet”, ka thënë Daut Haradinaj.
Kujtojmë se Kurti pak më herët ka thënë se në Kosovë do të bëjë shërbim ushtarak të obligueshëm, me një kohëzgjatje prej 3 muajsh.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…