Kryeministri në largim i Republikës, Ramush Haradinaj me shqetësim ka marrë lajmin për tërmetin që goditi qytetin Elazig të Turqisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta ndaj shtetit turk, qytetarëve dhe familjeve të viktimave si dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve nga kjo ngjarje tragjike.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me të gjithë qytetarët atje. Institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale nga FSK-ja. Në këtë tragjedi Kosova qëndron pranë shtetit mik, Turqisë”, ka shkruar ai.