POLITIKE

Haradinaj: Po punojmë për t’i fituar zgjedhjet, luftën do ta kemi me LVV-në

Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon të dalë e para.

Kështu thotë lideri i saj Ramush Haradinaj në një intervistë në RTV Dukagjini, duke shtuar se “lufta” për të dalë e para do të zhvillohet mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi duke punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, që të dalim partia e parë. Luftën do e kemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi shpresuar edhe ne si qytetarët për ndryshim, por i lus qytetarët që mos të mashtrohem dy herë”, tha Haradinaj.

Gjatë intervistës, Haradinaj, e ka pranuar se ishte takuar me kryekriminelin serb, Milan Radojiçiç, në kohën sa ishte kryeministër, por ka theksuar se atëkohë ky i fundit nuk kishte pasur probleme me ligjin.

Haradinaj ka shtuar se serbët e njohin shumë mirë personalisht atë, duke iu referuar pjesëmarrjes së tij në luftë, si një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Po, jam takuar dhe takohem me çetnikë serbë sepse e dinë kush jam”, tha Haradinaj, duke shtuar se “kur ka qenë koha unë i kam kryer detyra e mia”, duke iu referuar veprimtarisë patriotike të tij.

“Krejt këta e dinë kush jam unë që po takohem me ta. Pra, nuk ka serb që nuk e dinë kur takohet me mua se me kon po takohet. Kur e kam takuar Radojiçiçin nuk ka qenë i ndjekur prej ligjit”, deklaroi ai.

“Nuk jam takuar më kurrë me të, por Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndihmë nga ai mbasi ka qenë në listën e zezë. Ka kërkuar nga Lista Serbe mos të futen veteranët e UÇK-së në Ligjin për Pagën Minimale”.

Tutje, kreu i AAK-së ka vazhduar me akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ripërsëritura tash e disa herë, se po i po i shërben “interesave ruse dhe serbe”.

“Zoti Kurti është në agjendën ruse. Ai po e zbaton kontratën që e ka me Serbinë”, potencoi Haradinaj.

Në prizmin e tij, Kurti “po i kthen borxhet e bashkëpunimit me operativët e Serbisë dhe marrëdhënieve që i ka me strukturat që lidhen me ta”.

“Është nxënë në makinë i mbuluar me batanije, është publikuar dokumenti, është falë nga Kushtunica, nuk është falë as Fehmi Agani as Ukshin Hoti, por është falë Albin Kurti”.

Për deputetin e AAK-së, Kurti “është zbatuesi më i mirë i agjendës ruse” dhe i asaj të presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kjo nuk është akuzë është fakt. Kjo çka është duke bërë Kurti është agjendë e pastër ruse në emër të një rendi e ligji në Veri”, u shpreh i bindur Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago