Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë.
Kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai për RTK-në ka thënë se nuk do ta përkrahim dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve dhe tha se ai është kundër dialogut pa SHBA-në.
“Kosova nuk e ka luksin me zëvendësuar lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak dhe Borell”.
Ndërkaq lidhur me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai theksoi se “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj.”
Ndër të tjera ai shtoi se “nuk duhet privatizuar dialogun me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”.