KRYESORE

Mbi 2.700 tonelata materie kimike “rrafshuan” Bejrutin, humbën jetën mbi 70 persona dhe mijëra tjerë u lënduan

UPDATE: Një shpërthim i fuqishëm ka goditur sot kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, ku si pasojë kanë humbur jetën 73 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar, shkruan Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se më shumë se 3.700 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit në portin industrial të qytetit, ku kimikale të rrezikshme mbahen nëpër depo.

Pamjet dramatike të filmuara rreth orës 6 pasdite, shfaqin tymin mbi zonën e goditur si dhe një re në formë kërpudhe që ngritet në ajër dhe mbulon tërë qytetin.

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku mijëra njerëz janë plagosur dhe raportohet për viktima.
Deri më tani raportohen 27 të vdekur dhe mbi 2.500 të plagosur.

Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit dhe i vetmi synim është që të shpëtohen sa më shumë jetë të mbetura në rrënoja dhe pikërisht në depo ku zjarri vazhdon të jetë aktiv akoma.

Bilanci mendohet të jetë më tragjik pasi shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Situata është kaotike në spitale.
“Disa njerëz ka thyer gjymtyrët, të tjerët janë çarë nga xhamat”, tregon një dëshmitar. Kryqi i Kuq i Libanit, zyrtarë shëndetësorë dhe politikanë u kanë bërë thirrje njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar të dëmtuarit në spital.
Agjensia shtetërore e lajmeve në Liban NNA tha se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të Bejrutit, ku ka depo me eksplozivë. Nuk është e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.
Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se ka një “numër shumë të lartë” të lëndimeve dhe dëme të mëdha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

20 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago