Për kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj shkëmbimi i kufijve të Kosovës është projekt serb i miratuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pjesë nga intervista dhënë për Artur Zhejin, në “360 Gradë”:
Ramush Haradinaj: Propozimi për hapjen e kufijve ka ardhur nga Serbia, por është aprovuar edhe nga shqiptarët fatkeqësisht. Unë mendoj që kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës janë kujdesur që mos ta vizatojnë gjithmonë zgjidhjen, por në disa adresa e kanë vizatuar, kanë folur konkretisht. Ndër ato adresa unë nuk përfshihem këtu në Kosovë, sikur mos të kishte pra situata të definuara edhe unë do të kisha bërë kujdes se sa larg do të shkojë me paraqitjen e rreziqeve që kanë ekzistuar. Ato rreziqe kanë kaluar ju siguroj për këtë.
Së pari qeveria e Kosovës u tregua me integritet edhe kryetari i qeverisë që shkoi, pra unë. Populli i Kosovës tregoi integritet të jashtëzakonshëm duke bërë zgjedhjet më të mira. U kthyem në akademi të demokracisë për rajonin dhe askush nuk mund të luajë me këtë popull, pra u pa se sa ky popull është i vetëdijshëm, pra nuk ka manipulim.
Artur Zheji: Pra nuk mund të themi që ishin amerikanët pas kësaj skeme?
Ramush Haradinaj: Jo, është manipuluar me Amerikën madje është folur se ajo është përfshirë ndërsa Evropa jo. Është një manipulim i pastër pasi këto kanë shkuar dhe kanë lobuar atje.
Artur Zheji: Pra nuk është Palmer ideatori?
Ramush Haradinaj: Jo ,jo ideator është Vuçiç, Daçiç, Gjinçiç akademia serbe edhe Moska zyrtare pasi ato e kishin idenë e hapjes të prerjes së kufijve. Këto ranë në këtë grackë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…