POLITIKE

Haradinaj shpërfillë ultimatumin e Grenellit: Ai të më sjellë mua njohjen nga Serbia, pastaj e heq taksën

Mesazhi kryesor që i Dërguari special nga SHBA, Richard Grenell, përcolli gjatë qëndrimit në Kosovë ka qenë heqja e taksës 100 pëqind dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë. Por këtë deklaratë po e shpërfillë ai që e vendosi tarifën, Ramush Haradinaj, sipas tij, ajo do të largohet vetëm me njohje të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Kryeministri në largim në emisionin Open të Top Channel është pyetur se pse nuk u takua me Richard Grenell, ndërsa këtë e arsyetoi me një telefonatë të cilën thotë se e kanë bërë.

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, tha Haradinaj.

Tutje, ai ka folur edhe rreth ultimatumit të dhënë nga i dërguari i Presidentit Amerikan, Donald Trump, për heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, tha kryeministri në largim, përcjell Gazeta Metro.

Haradinaj tha se taksa do të heqet vetëm kur Presidenti Serb, Aleksandar Vucic të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Po unë e heq taksën kur Vucic të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zgjedhjet Vuçiç në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Grenell gjatë qëndrimit këtu tha se vizitën në Kosovë tha se e ka bërë më shumë për të diskutuar rreth zhvillimit ekonomik, konkretisht heqjes së taksës 100 përqind, por edhe dialogut Kosovë-Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

49 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago