POLITIKE

Haradinaj: Shumicën e letrave në arkivolin para Kuvendit i vendosi një bashkëveprimtar i Astrit Deharit

Duke folur për vendosjen e arkivolit para Kuvendit të Kosovës gjatë kohës sa po mbahej seanca për taksën, Daut Haradinaj tha se shumica e letrave në arkivol janë vendosur nga një bashkëveprimtar i Astrit Deharit.

“… një bashkëveprimtar i Astrit Deharit, bashkë me aktivistë të AAK-së, i plagosur me e i burgosur me dhjetëra herë për kauzën e Vetëvendosjes. E keni parë kur ia jep Kurtit maicën dhe i thotë ruaje se akoma nuk është pastru gjaku para disa ditësh kur ishte përvjetori i Mon Balajt, saktësisht me 10 shkurt. Por nuk ka qenë ideja as të kërcënojmë apo diçka, larg qoftë. Ideja ka qenë për t’i varrosur premtimet e Kurtit. Ai le t’i ruhet koronavirusit se sa për ne, ai jeton 1 mijë vjet”, tha Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Haradinaj opozitën e tanishme e quan “jashtëzakonisht korrekte”

Daut Haradinaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se dallimet me partitë tjera opozitare ekzistojnë, sidomos për taksën, por tha se kanë edhe tema që i përafrojnë.

“Ne kemi dallime shumë si subjekte politike, në raport me taksën, por opozitarizmi nuk është vetëm taksa, sepse kjo do të marrë epilog. Ka tema të cilat na largojnë, ka tema të cilat na bashkojnë, por unë i kam falënderuar edhe sot i falënderohem sepse janë jashtëzakonisht korrektë si opozitë. Nuk kemi pas ndonjë temë të nivelit të lartë në tavolinë por kështu siç jemi, nuk jemi keq”, u shpreh Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago