POLITIKE

Haradinaj: S’kam pasur komunikim me Limajn – ndarja nga opozita është një veprim i turpshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur pozicionimin e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si “ndarje të turpshme”.

Haradinaj i cili në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit garoi së bashku me Nismën Socialdemorkatare deklaroi se nuk ka pasur komunikim me Limajn që nga pozicionimi i tij, se do ta mbështesë qeverinë Kurti.

“Nuk kam pasur komunikim që nga intervista e fundit e famshme e zotit Limaj. Vetë fakti që ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita e ka bërë këtë proces të ndërlikuar, ndërsa pozicionimi i hershëm i tij e ka vështirësuar edhe më shumë”.

“Nëse Nisma dhe Limaj e mbështesin pushtetin, atëherë është e qartë që ndahen nga ne. Por është një ndarje mjaft e turpshme, pasi kemi kërkuar votën për ndryshim – dhe sjellja e tyre, veprimi i tyre, është mjaft i turpshëm”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Ai para gazetarëve tha se në rast se dy partitë opozitare nuk e votojnë kryetarin e Kuvendit, as partia që udhëheq ai s’do ta votojë.

“Ne, në parim, votojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kuptohet se do të bëjmë konsultime të ndërsjella edhe me partitë opozitare – PDK-në dhe LDK-në – por besoj që konstituimi i Kuvendit është në interes të të gjithëve. Më pas, Aleanca do të angazhohet dhe do të punojë që qeverinë ta formojë opozita, në rast se pozita nuk arrin të krijojë shumicën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago