MOSCOW REGION, RUSSIA - JUNE 2, 2022: United Russia Party Chairman and Russian Security Council Deputy Chairman Dmitry Medvedev during an interview to Al Jazeera at the Gorki residence. Yekaterina Shtukina/POOL/TASS,Image: 696459876, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Yekaterina Shtukina / TASS / Profimedia
Ish-presidenti i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit ka bërë një sërë kërcënimesh të rrezikshme dhe të çmendura që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Mirëpo, duket se me postimin e fundit në Telegram, në të cilin prezantoi vizionin e tij për paraqitjen e Evropës pas luftës, e ka tejkaluar veten.
Gjegjësisht, në hartën që ai publikoi, territori i Ukrainës përbëhet vetëm nga Kievi dhe rrethinat e tij, ndërsa pjesa tjetër e territorit është e ndarë mes Rusisë, Polonisë dhe Rumanisë.
Duket se, sipas kësaj harte, aleati më i madh i presidentit rus Vladimir Putin – kolegu i tij bjellorus Alexander Lukashenko – do të mbetet pa pjesën e tij të tortës.
Natyrisht, më së shumti do të fitonte Rusia, e cila do të merrte të gjithë anën lindore të Ukrainës deri në Kiev, si dhe të gjitha portet e rëndësishme të Detit të Zi.
Mbetet e paqartë se si Rusia mund t’i sjellë Rumaninë dhe Poloninë “në anën e saj”, duke pasur parasysh se të dyja vendet janë anëtare të aleancës së NATO-s, e cila ka një qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për pushtimin.
Meqë ra fjala, ky nuk është kërcënimi i parë i tillë nga Medvedev, i cili tha pak ditë më parë se Ukraina mund të zhduket nga harta botërore si pasojë e zhvillimeve të ngjarjeve.
“Pas grushtit të shtetit në 2014, Ukraina humbi pavarësinë e saj dhe ra nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Perëndimit dhe filloi të besonte se NATO do të garantonte sigurinë e saj. Si rezultat i të gjitha ngjarjeve aktuale, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga harta botërore”, kishte shkruar Medvedev.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…