Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë për një vizitë tek i ati i tij, meqë ky i fundit është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Vizitën e Thaçi në Kosovë, e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.
Sipas tij, kërkesa e Thaçit për vizitë është aprovuar “për arsye të forta humanitare”.
“Trupi Gjykues dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Regjistrin që të organizojë një vizitë në Kosovë për Hashim Thaçin, në mënyrë që ai të jetë pranë babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdestarinë e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Doyle për AP.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë aprovuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, pas tri kërkesave të refuzuara.
Thaçi, ka vizituar babanë në Klinikën Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Ai po gjykohet për të ashtuquajtura krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur edhe një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…