Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shfaqur shpresën që kompania kineze e teknologjisë Huawei, e cila është nën sanksione të SHBA, të vendos për hapjen e qendrës së të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.
Bërnabiq tha se është e kënaqur me dy projektet që i zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë.
Ajo gjatë qëndrimit në Kinë do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei.
Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, përderisa Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në listë të zezë.
Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar.
Huawei e ka mohuar akuzën.
Siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e keqe se ajo e kompanive konkurrente perëndimore, ka thënë, kohë më parë, Ian Levy, drejtor i Qendrës Kombëtare për Siguri Kibernetike të Britanisë së Madhe, gjatë një konference në Londër.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…