Deputeti i LDK’së, Haxhi Abdyli, ka hedhur akuza ndaj bashkpartiakut të tij, Skënder Hysenit, pasi ky i fundit reagoi për zhvendosjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, nga ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyren e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai, kishte thënë ish-ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
E ky shkrim i tij e ka prekur në “tela” Avdylin.
“Histeria nuk është virus, por si duket histeria e zhvendosjes së fotografisë së Presidentit Thaqi e paska prek edhe Skenderin tonë të LDK-së”, ka shkruar ai,
“I fundit që do duhej sot të ishte me pezm pse fotografia e Presidentit historik Rugova qëndron përballë atij të Presidentit aktual Thaqi do duhej të ishte Skenderi, por ja edhe kjo na ndodhi. Nuk është e lehtë për PDK-në që pas shumë vite në pushtet të mbesin në opozitë, por të kishte kaq i pezmatuar edhe përkthyesi i Presidentit Rugova duket shumë e pakuptimtë”, shton Avdyli.
Tutje ai e akuzon Avdylin se punoi kundër interesave të partisë së tij dhe u angazhua për krijimin e një koalicioni LDK-PDK.
“Apo ndoshta edhe për Skenderin nuk është lehtë që projekti i tij dytë për koalicion LDK-PDK dështoi keq me 02.02.2020. Kohët kanë ndryshuar, edhe politikanët vijnë e shkojnë, por më të këqinjtë mbesin ata që skanë respekt për dorën që e ushqeu. E Presidenti Rugova fatkeqësisht ushqeu edhe ndonjë mosmirënjohës si puna e Skenderit tonë të LDK-së”, thotë Avdyli.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…