Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se nuk e ka nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë mosnënshkrimit të mocionit, është situata me koronavirusin dhe paqartësitë e veprimeve të ardhshme politike, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera Avdyli ka thënë se Kosova duhet të shkojnë në zgjedhje, ndryshe Qeveria e ardhshme do të jetë LDK-PDK, për të cilën Avdyli ka thënë se nuk ka disponim brenda LDK-së.
“Zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet. LDK është dashur të pres disa muaj derisa të kalojë kriza, atëherë ndoshta edhe unë do ta kisha nënshkruar. Unë e kam pa edhe disponimin e të gjithë kolegëve dhe asnjëri nuk ka pasur disponim që të shkohet në koalicion me PDK”, është shprehur ai.
Avdyli ka thënë se nëse ndodhë koalicioni me PDK-në, ai mund të shqyrtojnë edhe mundësinë e largimit nga partia.