LAJME

Haxhiu: Pedofilët dhe ata që tallen me krimet e tyre nuk dallojnë dhe aq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar të martën pas kritikave ndaj saj lidhur me deklaratën se do ta ndjekë penalisht një mërgimtar.

Të hënën, Haxhiu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, se do ta raportojë në Polici një mërgimtar që kishte ironizuar me një postim që e kishte bërë ajo në Facebook, e në të cilin kishte treguar për një rast të tentim-dhunimit të një 14-vjeçareje.

Haxhiu kishte shkruar se një prind ka lajmëruar në Ministri të Drejtësisë, se në dhjetor të vitit të kaluar vajza e tij 14-vjeçare, ishte viktimë e një tentim-dhunimi. Sipas Haxhiut, prindi ka treguar se ndonëse dihet emri dhe mbiemri i të dyshuarit, ai gjendet në liri.

Ndërkohë me këtë postim ka ironizuar një mërgimtar dhe kjo ka acaruar Haxhiun.

“Personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe qysh nesër do ta raportoj në Polici!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook të hënën.

Ky shkrim i Haxhiut ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, duke e kritikuar atë për pengim të fjalës së lirë.

Ndërkaq, të martën ajo u ka reaguar kritikave, duke thënë se pedofilët dhe ata që i normalizojnë e tallen me ta, nuk dallojnë.

“Pedofilët dhe ata të cilët i normalizojnë e tallen me këto krime nuk dallojnë dhe aq. Relativizimi dhe përqeshja e pedofilisë, vetëm sa do ta rëndojë situatën dhe do t’i shtojë pedofilët e do ta normalizojë këtë krim!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook të martën.

Mërgimtari Korab Blakaj, që sipas informatave në Facebook jeton në Austri, ka thënë në një postim tjetër se është tallur me paaftësinë e ministres Haxhiu dhe i ka bërë thirrje asaj të japë dorëheqje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

2 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

6 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

9 orë ago