Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha se nëse LDK nuk fiton në Prishtinë me gjithë fitoret e mundshme në qytetet e tjera s’do të kishte rikthim të partisë.
Ai tha në RTV Dukagjini është i bindur se kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, do të shkojë në balotazh në kryeqytet.
“LDK ka pasur kuadro në Prishtinë, kuadro aktive dhe shembulli më i mirë është kandidatura e Arban Abrashit i cili për shkak të 200 votave nuk e mbërriti me marrë zyrën e kryetarit të kryeqytetit. Por është mundësi e mirë më kapitalizu rikthimin e madh të LDK-së sepse pa u kthyer në Prishtinë LDK-ja, janë beteja të vogla ato që i fiton”.
“Pse Arban Abrashi si koleg i imi nuk e dëgjoi këshillën time si mik në ditën që është ratifikuar Shpend Ahmeti si kryetar. Unë i kam thënë: “prej sotit ti je kryetari në hije i Prishtinës sepse 200 vota është besim i madh, dhe fillo me ushtruar detyrën e opozitarit të përditshëm dhe fillo me qenë kujdestar i Prishtinës”.
Numri dy i LDK-së mendon se me Përparim Ramën do të shkojë në balotazh në Prishtinë në zgjedhjet e tetorit të këtij viti.
“Në Prishtinë, jam i bindur që kandidati ynë ka me ditë me plasu politikisht rolin e tij dhe mandatin e LDK-së me një garë në balotazh që s’ka me qenë e lehtë”.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…