POLITIKE

Hera e katërt që e thotë në disa vite, Erdogan: Këto janë zgjedhjet e mia të fundit si udhëheqës i vendit

Recep Tayyip Erdogan tha se zgjedhjet lokale që janë planifikuar të mbahen më 31 mars do të ishin të fundit për të në krye të shtetit turk.

Ai ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada, raporton reuters.

Një fitues i më shumë se një duzinë zgjedhjesh që nga viti 2002, 70-vjeçari u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të vitit 2023.

“Kjo është një finale për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Këto janë zgjedhjet e fundit për mua”, tha Erdogan.

“Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mia që do të vijnë pas meje”, citohet të ketë thënë ai.

Kujtojmë se Erdogan u bë president për herë të dytë në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor 2018, pas kalimit në sistemin e qeverisjes presidenciale. Kandidimi i tij ishte bërë temë debati para zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Disa politikanë dhe avokatë argumentuan se Erdogan nuk mund të jetë kandidat për herë të tretë, duke përmendur dispozitën në Kushtetutë që një person “nuk mund të zgjidhet president më shumë se dy herë”.

Nga ana tjetër, krahu qeverisës dhe partneri i koalicionit MHP, deklaroi se nuk ka asnjë pengesë që Erdogan të jetë kandidat në zgjedhjet e vitit 2023, pasi ai u zgjodh president për herë të parë në vitin 2018 sipas sistemit presidencial, ose “President, Sistemi Qeveritar” siç quhet në Turqi, shkruan t24.

Në zgjedhjet e zhvilluara pas këtyre diskutimeve, pasi asnjë kandidat nuk arriti të fitojë në raundin e parë, Erdogan u rizgjodh president në raundin e dytë.

Ndryshe, Erdogan kujtojmë se edhe në katër raste të tjera kishte deklaruar se këto janë zgjedhjet e mia të fundit duke paralajmëruar se do të tërhiqet nga politika.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago