Lideri i organizatës terroriste Hezbollah në Liban, Hassan Nasrallah ka kërcënuar SHBA-në se nëse nuk tërheq trupat e saj nga Iraku në javët në vazhdim, do t’i kthejë me arkivole.
“Nëse në ditët ose javët e ardhshme SHBA nuk tërheq forcat e saj nga Lindja e Mesme, ushtarët amerikanë do të kthehen në SHBA në arkivole,” deklaroi Nasrallah.
Ai tha se sulmi raketor i Iranit në bazat që strehojnë trupat amerikane në Irak treguan forcën ushtarake të Teheranit, pasi raketat që ai përdorte ishin prodhuar në Iran.
‘Të gjitha bazat amerikane në Lindjen e Mesme janë brenda rrezes së raketave të sakta të Iranit. Sulmi në bazat amerikane është gjithashtu një mesazh i fortë për entitetin zionist, që gjithmonë planifikon të” luajë “me Iranin. Netanyahu gjithmonë ëndërron të dërgojë forcën e tij ajrore për të sulmuar infrastrukturën ose objektet bërthamore në Iran. “- shtoi Nasrallah