Ka vijuar me ritme të ulta rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi në vend.
ISHP konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 17 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 400.
Për fat të mirë, gjatë dy ditëve të fundit nuk ka persona që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, ndërsa raportohet një ulje të numrit të të prekurve.
Në shërbimin Infektiv aktualisht janë 52 të shtruar, 5 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërkohë, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej.
Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavijon, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 persona duke bërë që në spitale të jenë të shtruar vetëm 58 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 190 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…