Udhëheqësi i Hezbollahut pretendoi se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant dhe partinë politike libaneze.
Në adresimin e tij të parë që kur hyri në fuqi armëpushimi më 27 nëntor, Naim Qassem tha më 29 nëntor se Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, ka “fituar sepse ne kemi parandaluar armikun që ta shkatërrojë Hezbollahun” dhe ta dobësojë “rezistencën” libaneze.
Hezbollahu, që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i përfaqësuar në Parlament, është shpallur organizatë terroriste nga Shtet e Bashkuara, por Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit.
Armëpushimi i dha fund luftimeve pothuajse 14-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Izraeli rriti presionin duke nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit në tetor dhe duke kryer sulme masive ajrore ndaj bastioneve të Hezbollahut në Bejrut dhe pjesë të tjera të shtetit.
Armëpushimi po ashtu i jep fund pranisë së Hezbollahut në jug të Libanit. Izraeli, po ashtu, duhet të tërheqë trupat nga Libani brenda 60 ditësh të hyrjes në fuqi të paktit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 26 nëntor e paralajmëroi Hezbollahun se Izraeli do të ndërmarrë veprime nëse dyshon që Hezbollahu po shkel marrëveshjen.
Të premten, pak orë para fjalimit të Qassemit, Izraeli tha se ka goditur një raketahedhës të Hezbollahut në jug të Libanit, pasi detektoi aktivitet militant.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…