Pikëpyetjeve që shumëkush ngriti sot për hijen e Nënë Terezës mbi arkëmortin e Ismail Kadaresë, ua dha kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij në ceremoninë shtetërore të homazheve për nder të shkrimtarit të madh, Rama ka shpjeguar arsyen pse hija e shenjtores ndodhet sot aty.
Sipas tij kjo nuk u përgatit për ceremoninë mortore, por ishte montuar aty për shkak të një shfaqjeje në TKOB dhe ai vendosë që të qëndrojë aty për “t’u marrë nën mbrojtje përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.
“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit, nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetrëor ishte këtu kishte ardhur më parë. Njoftimin që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizte dot prej atyre më erdhi bashkë me foton e kësaj skene që po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lërëni aty u thashë nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte në mendje çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares qëi takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Nën hijen e shenjtores së dashur Ismaili symbyllur do të ndjehej i marrë nën mbrojtje nga ata shumë që nuk e donin dhe ata pak që e donin por nuk do ti donte aspak rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”.
Rama foli edhe për propozimet absurde që i erdhën për vendvarrimin e Ismail Kadaresë, nga vëllezërit Frashëri deri në Kosovë.
“Qyshse lajmi për vdekjen e Ismail Kadaresë mori dhenë, në kutinë e mesazheve të mia më vinin opinione të ngutura nga një ankth i çuditshëm për vend varrimin e tij. Përpiqesha t’i merrja me mend si do t’i merrte ai. Propozime për ta varrosur te vëllezërit Frashëri, te parku përballë Rognerit, te fushat e gjelbërta pas kryeministrisë, te varrezat e Luftës Nacional Çlirimtare dhe deri te varrezat në Kosovë, nuk e do çdo të thoshte por e di njësoj si ai arkëmort s epo tia kishe treguar vigjiljen time të ëktij ceremoniali, atje në durrës te shtëpia buzë detit ku u mbyll për të ndjekur perëndimin e diellit të vet do të argëtohej shumë. Dhe siç thoshte Markezi; do t’i vinte plasja që nuk do të merrte dot pjesë në funeralin e vet”.
Kreu i qeverisë tregoi edhe sikletin e mbajtjes së këtij fjalimi të kërkuar nga bashkëshortja e Kadaresë, sa dalja para një provimi përballë shkrimtarit.
“Kur Helena më çoi fjalë duke i qëndruar besnike Isit të saj i cili kishte alergji të rëndë nga tubimet e fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël një fjalim të pashmangsëm të rasti nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra por si dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave të shpeshta. Përveçse një barrë përgjegjësie pranë arkëmortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur dhe letërsinë në panteonin e mbarë botës së letrave, mu bë një siklet i ububushëm, po aq i rrallë sa dalja në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, nderimet e fjalimet”.
Atyre që propozuan vendin e varrimit të Kadaresë, Rama u shpjegoi pse do të prehet në Tufinë dhe tha se vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë do të bëhet vetëm me praninë e familjarëve
“Ismaili e meriton të prehet në një banesë që të jetë vetëm e tija jo te Dëshmorët, se nuk ishte dëshmor dhe as nuk ishte në dëshirën e tij për të rënë dëshmor jo bashkë me Vëllezërit Frashëri të cilit i donte e respektonte sinqerisht, sepse as nuk ia kanë borxh që t’i bëjnë vend dhe as nuk na e kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij. Jo te parku përballë Rognerit dhe fusha e gjelbërt pas kryeministrisë se asnjë vend i qytetëruar nuk i mban bashkë të gjallët me të vdekurit.
Ismail Kadareja jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilat mori lëvdatat e nderimet e mundshme të botës të tërë smirën e vendit që lindi. Nuk e mori çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbaleve të nobelit i vetmi kandisat që ka një dosje letrash anonime nga bashkëatdhetarët e tij. Ai erdhi shkroi dhe iku. Ne kemi vetëm një detyrim t’ia respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar që e kishte lemeri dhe as nga tubimet nderimet e fjalimet që i kishte llahtari.
Sa për sot, është kërkesë legjitime e Helenës, vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me praninë e familjarëve. S’ka dyshim që ky do të ishte dhe vullneti i Ismailit nëse do të pyetej. Në emër të saj ju kërkoj respektimin e këtij vullneti”.