Driton Selmanaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pasur disa kundërshtime me anëtaren e të njejëtit subjet politik, Vjosa Osmanin, shkruan IndeksOnline.
Ai ka akuzuar Osmanin duke thënë se “nuk i bën nder askujt që të qëndrojë në një parti e vazhdimisht ta kundërshtojë atë. Gjithashtu ka thënë se “nuk mendoj se mund të krijosh karrierë politikeduke e kundërshtuar partinë”.
Por Selmanaj po del se dikur ka pasur mendime të njejëta me kolegen e tij, Osmanin.
Në një intervistë televizive, gazetari e pyet hipotetikisht nëse LDK-ja do të hynte në koalicion bashkëqeverisës me PDK-në, ai kishte thënë se do të hiqte dorë nga LDK-ja.
“Nga ai moment kur ju e shifni në media unë nuk jam pjesë e LDK-së, po flas personalisht, unë nuk jam i gatshëm që të përgatis epitafe për një parti politike që menojnë që është vlerë”, ka deklaruar ai.
Edhe Vjosa Osmani ka qenë kundër koalicionit mes LDK – së dhe PDK – së.
“Nuk ka koalicion me PDK-në, shpifni sa të doni, nuk ka koalicion me njerëz të korruptuar”, pati thënë Osmani.