BOTA

“Hiqni kravatën, kurseni energji”, thirrja e kryeministrit spanjoll për punonjësit

Hiqni kravatën, kurseni energji. Kjo është motoja e re e Pedro Sánchez, kryeministrit të Spanjës, i cili të premten u shfaq pa kravatë në një konferencë shtypi dhe bëri thirrjen që shembullin e tij ta ndiqnin, ndërkohë që Spanja kohët e fundit u përball me një valë të nxehti. Sipas kryeministrit kjo është një masë e kursimit të energjisë në vapë.

“Unë do të doja që ju të shihni se unë nuk kam veshur kravatë,” u tha Sánchez gazetarëve.

“Kjo do të thotë se ne të gjithë mund të kursejmë energji. Kështu që unë u kam kërkuar të gjithë ministrave dhe vendimmarrësve publikë të ndjekin shembullin”, vuri në dukje ai.

“Dhe gjithashtu do të doja të kërkoja nga sektori privat që nëse nuk e kanë bërë akoma, kur nuk është nevoja, as të mos mbajnë kravatë sepse në këtë mënyrë të gjithë do të kontribuojmë në kursimin e energjisë”, shtoi ai.

Këshilla befasuese e Sanchez vjen disa ditë pasi BE ra dakord për një plan të paprecedentë për të ulur konsumin e gazit me 15% nga tani deri në mars. Plani do të jetë fillimisht vullnetar, bazuar në masa të tilla si kufijtë e temperaturës në sistemet e ftohjes dhe ngrohjes, ndërrimi i karburantit dhe fushatat ndërgjegjësuese.

Blloku dëshiron të kursejë 45 miliardë metra kub gaz për të siguruar një dimër të sigurt në rast se Kremlini ndërpret totalisht furnizimet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet perëndimore të vendosura në mes të luftës në Ukrainë.

Është e paqartë nëse apeli i Sánchez shënon fillimin e një fushate publike zyrtare dhe çfarë veshjesh do t’u kërkojë ai spanjollëve të tjerë të heqin dorë më pas.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago