Hisen Berisha del në protestën e OVL: Mos gaboni me dëmtu kurgjo, runa Zot me lëndu ndonjë polic

Deputeti i PDK’së ka dalur të flasë me veteranët e luftës, derisa po protestohet dhe janë futur në oborr të Kuvendit.

Ai u ka bërë thirrje për qetësi veteranëve, derisa tha se ata kanë luftuar për këtë liri dhe se të gjithë të pranishmit janë të njëjtë me ta.

Berisha tutje shtoi se nuk duhet të ketë dhunë në këtë protestë, dhe se do ishte turp të dëmtonin vendin.

‘’Qetësonu së pari, dëgjoni mirë. Unë po ju flas jam veteran si ju, ne nuk jemi pak, sepse jemi ata që kemi bë luftën e kemi sjell lirinë dhe e kemi bë këtë shtet. Ju kenii të drejtë në çdogjë por duhet ta dini që këto institucione, kjo rrugë, ai bari që po e shkelni, këta policë që detyrohen ta mbrojnë institucionin janë tanë. Kjo është rezultat i gjakut tonë, e gjakut të dëshmorëve, ne duhet t’i mbrojmë e jo t’i lëndojmë. Mos gaboni me dëmtu kurgjo. Mos gaboni me dëmt asnjë pemë që është mbjellë në oborr. E runa Zot me prek ndonjë polic, prandaj e ndershme e dinjitoze për ne është mos me na detyru me dalë në rrugë’’, tha Berisha.

Kujtojmë se OVL po mban protestë duke shprehur pakënaqësitë për mospërfshirjen e veteranëve në ngritjen e pagës minimale, që është propozuar nga Qeveria.