POLITIKE

Hisen Berisha: KFOR duhej t’i njoftonte autoritetet në Kosovë për patrullimin e ushtrisë serbe në Karaçevë

Ushtaraku Hisen Berisha duke folur për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kamenicë ka thënë se institucionet e Kosovës nuk po flasin me gjuhën e shtetit

“Janë dy ditë pas dhe gjërat kanë filluar të kthjellen. Institucionet e Kosovës ende nuk po dinë apo s’po duan të dinë, apo nuk kanë mësuar të flasin me gjuhën e shtetit. Kjo hyrje ne Kosovë është recidiviste, nuk është hera e parë – i kanë lidhur policët, kanë hyrë në Gazivodë, po kjo njësi dhe ka hequr flamurin.. Nuk është diçka që ka ndodhur sot por reagimi i inat i Kosovës nuk është konform Kushtetutës dhe gjuhës që përdor shteti”, ka thënë Berisha.

“Kompetencat e KFOR dihen. Problemi është se kemi tre natyra të reagimeve brenda vendit; qëndrimi zyrtar i KFOR, qëndrimi zyrtar të institucioneve qeveritare që është i kamufluar pas qëndrimit të KFOR-it dhe qëndrimet emocionale të grupeve të caktuara që nuk kursehen të përfitojnë edhe në fatkeqësi”.

Ai në Info Magazine ka theksuar se KFOR është dashur t’i njoftonte institucionet e Kosovës për patrullimin e përbashkët me xhandarët.

“Njoftimi i KFOR ka qenë deklarimi “se kemi marrëveshje me forcat e Serbisë për patrullime të sinkronizuar. KFOR e ka kryer këtë patrullim. Realiteti në terren i filmuar dhe i deklaruar po del se nuk ka pasë patrullim të përbashkët. Por unë dua t’i besoj KFOR. Për një patrullim të tillë është dashur të informohen institucionet qeveritare të Kosovës”.

“Është dashur për çdo veprim ushtarak që të informohen edhe qytetarët. Qytetarët nuk është dashur të shqetësohen. Çka sikur të ndodhte diçka …ka luftëtarë në atë zonë që do të mund t’i pushkatonte ata 11 ushtarë serbë. Do të kishim një incident të përmasave ndërkombëtare. Do të mund të ndodhte diçka edhe më e keqe. Pastaj do të vinte në pyetje veprimi i intensifikuar i KFOR., Problemi është te mosinformimi i institucioneve të Kosovës dhe dalja me deklaratë të kamufluar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago