Ukrainasja Lidija Lomikovska (98) eci dhjetë kilometra pasi forcat ruse hynë në qytetin e saj të lindjes në Ukrainën lindore.
Në një moment, ajo u nda nga familja e saj dhe u nis drejt perëndimit. Ajo kishte vetëm pantofla shtëpie në këmbë.
“
Unë mora një shkop dhe një dërrasë druri për mbështetje dhe vazhdova rrugën time. Këmbët e mia disi më mbanin,” tha ajo për BBC.
Ukrainasja tha në intervistë se një herë humbi ekuilibrin dhe ra në bar.
“Fjeta, pastaj vazhdova të eci”, tha Lidija Lomikovska.
Pas një udhëtimi të gjatë, ajo u ndesh nga policia ukrainase.
“Një nga policët më pyeti sa vjeç isha, i thashë 48 apo 49. Nuk më besoi”, tha ajo duke qeshur. Policia e çoi në një strehë, ku takoi mbesën e saj dhe vendlindja e saj u shkatërrua nga predhat ruse. Blloqet e banesave dhe shtëpive bëhen rrënoja dhe pluhur. “Nuk ka mbetur asgjë! Gjithçka është përmbys”, tha plaka.
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…