KRYESORE

Historiani Millan St. Protiq: Kosova, obsesioni serb që mban atje peng fëmijët e saj në mjerim

Historiani serb, Millan St. Protiq, ka thënë se tregimi për Kosovën “është i pasinqertë, dyfytyrësh dhe malicioz” dhe është i gatshëm që “të vërë bast se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka lexuar asnjë vepër të Max Weberit”, i tha të përjavshmes së Beogradit, NIN”, transmeton Koha.net.

“Dikush me vetëdije i mban peng me dekada ata fëmijë fatkëqij serbë, ata varfanjakë sakatë nën lumin Iber, të rrethuar me tela gjemborë, vetëm pse ata fëmijë iu shërbejnë si argument kryesor se Kosova është serbe, edhe pse e dinë se nuk është”, i tha Protiq kësaj të përjavshmeje.

Siç është shprehur ai, “ata nuk japin as pesë para për atë se si jetojnë ata fëmijë dhe, nëse më pyetni mua, kaherë është dashur të thirren ata njerëz që bashkë me fëmijët të vijnë në Serbi”.

Sipas fjalëve të tij, “kjo është pjesa më e prapambetur e Europës, e cila nudk do të emancipohet në 500 vjetët e ardhshme”.

“Por jo, kjo Kosovë edhe më tutje do të jetë obsesion ynë, edhe më tutje do t’i mbajmë fëmijët atje si pengje, që nga Mitrovica Veriore të krijojmë Sajgonin përplot kapadainj dhe kriminelë, ku bota e ndershme nuk ka kurrfarë mundësie për jetesë normale”, ka thënë Protiq.

Ai ka thënë se sa herë kemi dëgjuar nga Vuçiqi të thirret në Maks Veberin, ndërsa shprehet i gatshëm të vë bast se Vuçiqi “nuk ka lexuar as edhe një të vetmen libër të tij”, përcjell Koha.net.

njihet më së shumti në disiplinat humaniste për definicionin e shtetit. Ai thotë – shtet është territori i caktuar, populli në atë territor dhe pushteti mbi atë popull dhe atë territor. Pushtetin e përkufizon si monopol mbi forcën fizike”, sqaron Protiq.

Sipas fjalëve të tij, sikur ky definicion i shtetit të aplikohej në Kosovë “ajo do të ishte shtet”.

“Territori, populli dhe pushteti. A i ka këto Kosova? Sikur Vuçiqi njëmend të ishte veberist, ai do të ishte i detyruar ta pranojë Kosovën. Kaq për mosdijen e gjysmëintelektualizmin e tij”, është shprehur Protiq, transmeton Koha.net.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago