Është arrestuar Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’, që ndodhej brenda strukturës së katit të parë të pallatit, që u shemb në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Shumë qytetarë akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij.
Banorët pretendojnë se pikërisht nga ky lokal erdhi dhe shembja e komplet pallatit, pasi godina kishte humbur ndjeshëm bazamentin e saj në katin e parë.