POLITIKE

Hoqi fotografinë e Thaçit nga zyra, Musliu i reagon ashpër Osmanit: Duhet të vije turp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas veprimit të Vjosa Osmanit, për heqjen e fotografisë së presidentit, Hashim Thaçi, nga zyra e Kryetares së Kuvnedit.

Përmes një postimi të saj në Facebook, Musliu ka thënë se kryeparlamentare që nisë ditën e parë me shkelje ligjore tregon ‘vizionin’ e saj për të ardhmen.

“VJOSA KY VEQ KOALICION I SHPRESËS NUK MUND TË JETË. Per çfarë shprese mund te flasim kur një kryeparlamentare që nisë ditën e parë me shkelje ligjore tregon ‘vizionin’ e saj për të ardhmen. Kryeparlajmetarja Vjosa Osmani, sot nisi detyrën duke shkelur Nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-132 për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Tutje, ajo shtoi se Osmanin duhet ti vi turp prej studenteve të saj që ju ka folur për zbatimin e ligjit.

“Me zhgënjeve Vjosa! Jo si një Dr. e diplomuar në fushën e ligjeve, por si një grua që premtove rënd, ligj e shpresë për Kosovën. Me zhgënjeve Vjosa si një kryeligjvënse. Vjosa nëse prej askujt nuk të vjen turp, të paktën prej studentëve të Juridikut që ti i’u ke folur për ligjet turpërohu. Vjosa kam menduar që Kryeparlamentarja duhet ta dijë se zbatimi i ligjit është obligim dhe jo dëshirë”.

“E paskit nisë “mbarë” por mos harroni se veq mbarë nuk keni me përfundu. Shteti ka punë më të mëdha se të tregoni dhembët e urrejtjes patologjike duke luajtur me fotografi. Lojes qe keni fillu hajrin ja pafshi!”, ka përfunduar Musliu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

12 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago