BREAKING NEWS

Hoti e Vuçiq, të ftuar në takimin e Shtëpisë së Bardhë më 2 shtator

Rreth dy muaj pas anulimit të takimit të 27 qershorit, Shtëpia e Bardhë e ka riaranzhuar takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një zyrtar i lartë i Administratës së presidentit Trump i ka thënë Gazetës Express se atje janë ftuar kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Presidenti Thaçi, i cili nuk do të jetë në Uashington për shkak të Speciales, i ka dhënë mbështetje sot këtij takimi.

Në Kosovë dhe Serbi sot të gjithë janë zgjuar me një “cicërimë” të ambasadorit Grenell, i cili njoftoi se tashmë është aranzhuar një tjetër takim në Shtëpinë e Bardhë.

Kësaj radhe, duket se njerëzit e Trumpit nuk i kanë lënë hapësirë ndonjë surprize, si në qershor kur Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se është dorëzuar aktakuzë në Hagë ndaj presidentit Hashim Thaçi, derisa ky po udhëtonte për në Uashington.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë Gazetës Express që negociatat në Washington do të zhvillohen ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovë, me ambasadorin Grenell, më 2 shtator. Shtetet e Bashkuara mezi presin për këto diskutime të rëndësishme me presidentin Vuciq dhe kryeministrin Hoti. Shtetet e Bashkuara besojnë se zhvillimi ekonomik është kyç për procesin e paqes”, thuhet në përgjigjen e një zyrtari nga Administrata e Trumpit, dhënë Gazetës Express.

Kryeministri Hoti i cili ende nuk është shëruar nga COVID-19, në reagimin e tij ka konfirmuar se do të jetë në Washington, ndërkohë presidenti Thaçi e ka mirëpritur njoftimin duke falënderuar SHBA-në pa thënë nëse do të shkojë atje.

Ambasadori Grenell, që është emisar i presidentit Trump për dialogun me Serbinë, njoftoi mëngjesin e sotëm, sipas orës lokale të Ballkanit, se në SHBA është organizuar takim.

“Jemi të lumtur të deklarojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për negociata më 2 shtator”, ka shkruar Grenell.

Akoma nuk dihet se kush tjetër nga zyrtarët shtetërorë do të jenë pjesë e takimit të 2 shtatorit.

Ndryshe, kjo është përpjekja e dytë e SHBA-së për t’i ulur në tavolinën e Shtëpisë së Bardhë liderët nga Kosova dhe Serbia.

Në fund të qershorit ishte aranzhuar takimi, ku Kosovën do ta përfaqësonin presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti. Derisa presidenti ishte rrugës për në Uashington, Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ndaj tij është dorëzuar aktakuzë për krime lufte.

Presidenti Thaçi u kthye në gjysmë të rrugës, e më pas edhe kryeministri Hoti anuloi pjesëmarrjen e tij.

Aktakuza ndaj presidentit Thaçi akoma nuk është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, mirëpo ai ka ndalur aktivitetin e përfaqësimit të Kosovës jashtë saj, që nga dita kur iu bënë publike akuzat. Ai ka thënë se do të japë dorëheqje, nëse i konfirmohet aktakuza në Hagë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

8 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago