Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore.
Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor, shkruan abcnews.al.
Siç raporton edhe “Hurriyet“, kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.
“Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar”, u shpreh ai.
Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimte nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kërcënuar minoritetin turk në Greqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor.
Rajoni i Ksanthit në Thrakinë Perëndimore në Greqi banohet kryesisht nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…