POLITIKE

Hoti jep detaje: Lajçakut i ofruam qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dy ditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur familjarë të personave të zhdukur me forcë,

Të nderuar qytetarë,

Pas vizitës dy ditore në Bruksel më lejoni t’iu informoj lidhur me takimet dhe angazhimet e delegacionit të kryesuar nga zv. Kryeministri z. Besnik Bislimi, për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë që na mungojnë.

Takimi i parë është mbajtur në mes të z. Miroslav Lajçak, z. Besnik Bislimi, dhe meje si Kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Takimi i dytë është mbajtur në mes të z. Lajçak, z. Besnik Bislimi dhe z. Petkoviç.

Në të dyja takimet janë trajtuar këto tema:

– Është njoftuar z. Lajçak lidhur me procesin e deritashëm, progresin dhe sfidat që po hasim në zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë;

– Kemi kërkuar që fati i këtyre personave të trajtohet si çështje imediate dhe humane;

– Kemi kërkuar intensifikim të bashkëpunimit në shkëmbimin e informatave, dinamikë të shtuar të takimeve tona, qoftë nevoja edhe për çdo muaj, jo vetëm 2 herë në vit siç ka qenë deri tani;

– Kemi kërkuar gjithashtu garanci, rritje të presionit ndaj Serbisë dhe afat kohor për procesin, sepse zbardhja e fatit të të pagjeturve nuk mund të lejojmë të zvarritet pafundësisht;

– Pasi që Serbia ka qenë e organizuar në nivel shtetëror me organet dhe forcat policore e ushtarake, si dhe me njësi paramilitare që kanë vrarë e masakruar anë e kënd Kosovës, duke i kidnapuar e zhdukur me forcë mijëra persona, ne kemi kërkuar qasje të plotë në arkivat shtetërore të Serbisë, veçanërisht në arkivat e ushtrisë dhe policisë gjatë kohës së luftës në Kosovë;

– Lidhur me arkivat, pas dakordimit të palës serbe, kemi ofruar bashkëpunim të plotë dhe e kemi ftuar z. Lajçak për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqim çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket ‘shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së’. Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson çasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë.

– Po ashtu, kemi kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur;

– Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të raporteve të ADN-së, pas identifikimit të trupave nga varreza masive e Kizhevakut, në mënyrë që të njoftohen familjarët, si dhe të bëhet urgjentisht riatdhesimi i trupave në Kosovë.

Këtë njoftim po e bëjë për t’i informuar familjarët e personave të zhdukur me forcë lidhur me diskutimet dhe kërkesat tona në Bruksel, si dhe për të evituar çdo keqinterpretim apo keqkuptim që mund të shfaqet në komunikimet përmes mediave.

Politizimi i kësaj çështje, e sidomos i takimeve tona në Bruksel, nuk i bënë nder askujt dhe nuk e ndihmon procesin dhe ndjeshmërinë që ka kjo temë.

Shpresoj në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e spektrit politik kur janë në pyetje edhe 1632 persona që na mungojnë.

Juaji,

Andin Hoti


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago