POLITIKE

Hoti në rolin e “kryeministrit”: Grupi i ekspertëve do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të ekonomisë private

Anëtari i Kryesisë në LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se ata kanë formuar një grup të ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të jenë gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.

“Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë”.

“Masat do të jenë gjithëpërfshirëse për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të Qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike”.

Hoti ka thënë se qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara.

“Por, në të njëjtën kohë masat do sigurojmë likuiditetin e sistemit bankar, si dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit përmes një deficiti buxhetor dhe borxhi publik të përballueshëm në afat të shkurtë dhe afat të mesëm”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

2 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

2 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

7 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

7 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

8 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

8 orë ago