Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas kritikave se ai ka thyer protokollet, duke thënë se ai ishte testuar të dielen pasdite dhe menjëherë ishte izoluar.
Ai ka treguar se nuk është që ka pasur ndonjë simptomë, përpos një kolle të lehtë të dielen, për ç’shkak bashkëpunëtorët e rekomanduan të testohej.
“Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar ai në Facebook.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, të hënën në mëngjes kishte thënë se shpreson që Hoti të shërohet shpejt dhe i shëruar të largohet nga posti që e ka. Ajo po ashtu e ka kritikuar Hotin se nuk ka respektuar protokollin, pasi që ai ka dalë në terren, ndonëse është testuar.
Ajo ka thënë se me këto vizita ka rrezikuar bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit.
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…