Hoti: Vendimet e Kurtit do t’i rishikoj

Avdullah Hoti, i mandatuar për kryeministër nga LDK, ka thënë se vendimet e Kurtit do t’i rishikojë, por ai ka thënë se cështja e parë me të cilën do të merret, do të jetë pandemia.

“Mund të kemi pikpamje të ndryshme për ekonominë, për raportet tona me ShBA-në, për cështje tjera, por do të jemi model, Vendimet e Kurtit do t’i rishikojmë nëse ka nevojë, mirëpo nuk po shkojmë t’i rishikojmë vendimet shumë aty, do të jemi të angazhuar me pandeminë dhe ekonominë”, ka thënë Hoti.

I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës nuk i duhet taksa pa mbështetjen e ShBA-së.

“Taksa pa mbështetjen e SHBA’së nuk na duhet. Në qeverinë e re njerëz që nuk kanë problem me ligjin. Do të diskutojmë për përgjegjësinë që do të kemi secilin”, ka thënë Hoti në pressing, përcjell Periskopi.

“Vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratu në platformën e LDK-së, së fundmi ne grupi parlamentar, para se të votohet mocioni i mosbvesimit ka propozuar një rezolutë të re. Jemi mundu me bindë ish-partnerin qeverisës t’i marrë përgjegjësitë”, ka thënë Hoti.

Pritjet e partnerëve tanë në fillim të qeverisë kanë qenë të larta, relacionet që ne si LDK kemi pasë me këta partnerë, që qeveria të jetë partner kredibil në këtë process. Arsyet që ka nxjerr kryeministri në detyrë, i din ai. Kemi pasë refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunu me këtë. Në fillim ka pasë ftesë por më vonë rezervë. Ia kemi bë të qartë që nuk mund të vazhdohet në këtë formë, mbi bazën e kësaj është edhe letra e fundit e Mustafës që ne nuk mund të vazhdojmë me një kryeministër që prish raportet me Amerikën”, ka thënë Hoti.

I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, thotë se dialogu me Serbinë do të rifillojë menjëherë pas përfundimit të fazës emergjente në vend për shkak të pandemisë.

“Dialogu do të fillojë menjëherë, sapo të kalojë këtë fazën emergjente të pandemisë, është jetike që të tregojmë vullnet për të dialoguer. Nuk mund të parashikoj rezultatin përfundimtar por unë mund të garantoj para qeverisë se kemi vullnet për të dialogu brenda kornizave”, ka thënë Hoti në pressing.