Në Ambasadën Amerikane ka nisur takimi i ku do të diskutohet për Asociacionin e komunave serbe.
Takimi i cili është paraparë të zgjasë dy orë është organizuar nga Ambasada Amerikane. Në takim janë të ftuar, përfaqësues të shoqërisë civile, presidencës, qeverisë si dhe opozitës.
Në ftesën e kësaj ambasade thuhet se objektiv është të dëgjohet nga palët e ndryshme për Asociacionin.
“Me 31 janar, Ambasada e Amerikës do të mbajë një diskutim për çështjen e Asociacionit. Unë ju ftojë ju, ose përfaqësuesin e juaj të na bashkohet në këtë diskutim, të cilin do ta udhëheq unë.Ambasada e SHBA-ve do të bashkojë një grup të ndryshëm drejtuesish të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme. Objektivi ynë është të dëgjojmë drejtpërdrejt nga palët e ndryshme të interesit për Asosacionin Serb në Kosovë, në mbështetje të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Po ashtu, Ambasada Amerikane ka theksuar se kjo ngjarje do të ndjekë rregullin e “Chatham House”, shkruan Insajderi.
“Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të kahershëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës. Ngjarja do të ndjekë rregullin e Chatham House. Diskutimi do të zhvillohet të martën në mëngjes, më 31 janar nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në Ambasadën Amerikane” thuhet në ftesën e tyre.
Pjesë e këtij takimi pritet të jenë edhe diplomatë të huaj.
Çfarë është Rregulli “Chatham House”?
“Catham House” është një institut i pavarur politikash dhe një forum i besuar për debat dhe dialog. Kërkimet dhe idetë e këtij instituti i ndihmojnë njerëzit të kuptojnë botën në ndryshim.
Sipas të dhënave që gjenden në faqen e “Chatham House”, thuhet se ndihmon në krijimin e një mjedisi të besuar për të kuptuar dhe zgjidhur probleme komplekse.
Fryma e këtij rregulli është: Ndani informacionin që merrni, por mos zbuloni identitetin se kush e tha atë.
Rregulli është si vijon:
“Kur një takim, ose një pjesë e tij, mbahet sipas rregullave të Chatham House, pjesëmarrësit janë të lirë të përdorin informacionin e marrë, por nuk mund të zbulohet as identiteti, as përkatësia e folësit ose e ndonjë pjesëmarrësi tjetër”.
Kush do e përfaqësojë Qeverinë në takimin për Asociacionin?
Javën që lamë pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk ka marrë personalisht ftesë për të marrë pjesë në takimin për Asociacionin.
Mirëpo, Ambasada Amerikane edhe pse nuk i ka dërguar ftesë personale Kurtit, atë ia ka nisur qeverisë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…