KRYESORE

Hovenier uron 17 Shkurtin: SHBA-të janë krenare që e quajnë Kosovën partnere

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ku me ç’rast ka potencuar se kjo çka ka arritur Kosova gjatë kësaj kohe është një mrekulli.

Ai madje në urimin e tij, Kosovën e ka konsideruar si partnere e besueshme e SHBA-ve.

“Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj”, shkruhet në urimin e tij.

Sipas tij partnerët e ndihmojnë njëri-tjetrit duke përmendur kështu vaksinat që shteti i tij ia ka dhënë Kosovës në luftën me pandeminë.

“Përderisa e festojmë bashkërisht këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm që e gëzojmë në mes të dy vendeve tona – Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku!”, ka shtuar ai.

Hovenier në letrën e urimit për nder të 14 vjetorit të pavarësisë e ka përmendur edhe dialogun me Serbinë duke thënë se i njëjti duhet të përfundojë me marrëveshje me njohje të ndërsjellë që s’e cenon sovranitetin e Kosovës.

“Së pari, duke e mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë PA sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj”.

Ambasadori amerikan është zotuar edhe për mbështetje të mëtutjeshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, sundim të ligjit dhe ekonomi.

“Gjithashtu, nënkupton vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë shumetnike, forcë tokësore mbrojtëse të ndërveprueshme me NATO-n, e cila jo vetëm që është e aftë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por që gjithashtu, ashtu siç tashmë e ka demonstruar, kontribuon në misionet e përbashkëta të sigurisë globale dhe mbështet reagim efikas ndaj fatkeqësive natyrore”.

“Së dyti, duke mbështetur përpjekjet drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, ne dëshirojmë ta ndihmojmë Kosovën përderisa vazhdon të ndërtojë institucione publike të qëndrueshme, efikase që ofrojnë shërbime dhe ndajnë drejtësi në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët përderisa njëkohësisht çrrënjosin korrupsionin”.

“Së treti dhe në fund, do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë përderisa ndërtoni ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Një ekonomi që i jep përparësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe që ka furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike; që krenohet me një sektor të fortë privat; tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta; mbron mjedisin; dhe ruan talentin inovativ”.

Ambasadori Hovenier urimin e tij e mbyll duke pohuar se mirëpresin mundësitë për të mbështetur Kosovën përderisa ajo i shfrytëzon mundësitë që i ka përpara.

“Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara. Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago